I njohur për fjalimet e tij të goditura këtë herë Ati i Shenjtë i drejtohet mafias.
“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafia. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën emrin e Zotit që është dashuria” ishte ky mesazhi i Papa Franceskut në fjalimin e tij të mbajtur në Palermo, në një event i zhvilluar në nder të priftit Puglisi të vrarë në vitin 1993 nga grupi mafioz Cosa Nostra.
“Nëse kërcënimi mafioz është “ Do të ma paguash” atëherë lutja kristiane është “ Zot më ndihmo të dua. Prandaj u them mafiozëve: ndryshoni. Ndaloni së menduari vetëm për vete dhe paratë, besoni, në të kundërt jeta juaj do të humbasë dhe do të jetë humbja më e madhe.
Të shohim brenda vetes. Sa më shumë të kesh aq më shumë do dhe kjo është një varësi e keqe.
Kush do, nga ana tjetër rigjen veten dhe zbulon se sa bukur është të ndihmosh, të gjesh gëzimin brenda vetes dhe të buzëqeshësh jashtë” ishin këto fjalët e Kreut të Vatikanit i cili duket se bën apel se të gjithë mund të ndryshojnë mjaftojnë të besojnë dhe të provojnë një tjetër drejtim.