Të gjithëve u pëlqeu rikthimi i Britney Spears me kënën “Make Me” në bashkëpunim me G-Eazy, ndërkohë këngëtarja tashmë ka bërë një lajmërim tepër të rëndësishëm për fansat. 35 vjeçarja ka postuar një foto në Instagram, foto në të cilën Britney i ka zbuluar të gjitha, emrin e albumit të saj të ri, foton kopertinë që do të mbajë albumi dhe datën se kur do të lançohet.
Duket sikur ajo po kërkon të rikthejë kohën e saj të artë, pasi ka vendosur që albumi i saj më i ri pas 3 vitesh pushim, do të mbajë emrin “Glory”, që në shqip do të thotë “Lavdi”. “Glory” do të publikohet me 26 gusht dhe siç thotë vetë Spears, do të jetë fillimi i një epoke të re.
Ne kemi qenë duke pritur gjatë gjithë verës për rikthimin e Britney, dhe sigurisht që ajo nuk do të na linte më gjatë në pritje.