Të dielën e kaluar,Britney Spears, ka treguar trupin e saj të tonifikuar, e veshur me një palë rroba banjo të vogla në ngjyrë të verdhë të shndritshme.
Axhenda rraskapitëse e koncerteve ka patur edhe anën e vet pozitive duke bërë që ajo të jetë edhe në formën e saj më të mirë të mundshme. Kështu, këngëtarja u ka demonstruar fansave një snap të fizikut të saj të bukur teksa merrte rreze dielli në shtëpi, duke na treguar rezultatet e punës së palodhur.
E vendosur në një peisazh mjaft piktoresk, duke u relaksuar në ambientet mahnitëse të shtëpisë së saj,ajo e shoqëroi këtë shkrepje me diçiturën: “Thjesht duke u relaksuar”. Pasi ka marrë mjaftueshëm rreze, ylli 34 vjeçar i pop-it ka vendosur të bëjë një lojë golf me djalin e saj Jayden, 10 vjeç dhe mbesën Lexie. “Në gjelbërim sot, me këta vogëlushët” kanë qenë fjalët shoqëruese të fotos. Ndërkohë , këngëtarja ka surprizuar motrën e saj 24 vjeçare, Jamie Lynn duke ndjekur performancën e kësaj të fundit në Grand Ole Opry, e cila po zhvillon një karrierë si këngëtare e muzikës country.