Ndonjëherë disa të vërteta dalin në shesh në momentin e duhur, ndonëse në rastin e Britney Spears nuk janë edhe aq të këndshme.
TMZ ka zbuluar së fundmi një vendim të Gjykatës së Apelit të Kalifornisë, se në vitet 2007-2008 Britney përveçse ka vuajtuar nga probleme psiqike, ka qenë gjithashtu një abuzuese e drogave. Një dokument i tillë ka dalë në dritë për shkak të konflikti gjyqësor mes artistes dhe ish menaxherit të saj në atë kohë Sam Lutfi. Dhe sigurisht ekipi i Britney Spears nuk mund të kishin gjetur një alibi më të mirë se kaq për t'i shpëtuar gjyqit, megjithëse termi "abuzuese me drogat" tingëllon pak i rëndë dhe goxha shqetësues. Sa mir që kjo histori i përket tashmë të shkuarës!