INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britney Spears anullon të gjitha koncertet, zbulon dramën e madhe që po kalon familja e saj... [FOTO]

Britney Spears anullon të gjitha koncertet, zbulon dramën e madhe që po kalon familja e saj... [FOTO]

Publikuar më: 21:12 04-01-2019

Këngëtarja e fashme Britney Spears ka publikuar pak minuta më parë një foto të vjetër në ‘Instagram’ ku shfaqet krah prindërve të saj në moshë të vogël. Më pas ajo ka ndarë me fansat një lajm të hidhur.

“Se di as nga t’ia nis. Është gjithçka shumë e vështirë për t’u thënë. Nuk do performoj për show-n tim ‘Domination’, të cilin mezi e kam pritur, sidomos për faktin që do ju takoj ju. Më besoni që ky vendim më ka thyer zemrën, por është e rëndësishme të vihet familja e para. Disa muaj më parë, babai im u shtrua në spital dhe për pak ndërroi jetë. Ne jemi shumë mirënjohës që u kthye mes nesh, por ai ka një rrugë të gjatë përpara për t’u rikuperuar. Mu desh të marr një vendim të vështirë për të vënë fokusin dhe energjinë time tek familja ime. Uroj që të më kuptoni”,-shkruan ndër të tjera ylli i muzikës.

szdfhghjmfxgh.jpg

 

dfghfgchf.jpg

Britney siç duket do t’ia dedikojë pjesën më të madhe të këtij viti familjes, ndërsa për muzikën dhe rikthimin e saj në skenë ende nuk dihet gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0033278465270996