Britney Spears është një ndër yjet ndërkombëtarë të muzikës pop, e cila është shumë e preferuar nga të gjithë, po ashtu dhe këngët e saj dëgjohen anë e mbanë botës.
Këngëtarja ka pasur një muaj mjaft të vështirë pas hyrjes së parë në një klinikë psikiatrike dhe më vonë edhe për shkak të problemeve që ajo kishte me babain e saj.
Por, ajo duket sikur i ka lënë pas shqetësimet e saj, dhe është shfaqur duke u kënaqur së bashku me të dashurin e saj Sam Asghari të shtunën në Miami.
Ata janë parë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, madje duke u përpjekur të rikrijonin në jaht edhe skenën e famshme të filmit “Titanic”.