Britney Spears është kthyer përsëri si në kohët e vjetra. Ajo ka surprizuar një klasë kërcimi me disa vajza të vogla në moshë, duke u mësuar atyre lëvizjet e saj më të mira. Sigurisht që po plasni nga xhelozia! Këngëtarja 34 vjeçare ka postuar 3 herë në Instagram rreth kësaj klase kërcimi, ku ka përdor ikonën e vajzës që kërcen dhe është shprehur se sa shumë pëlqen t’i mësojë ato.
"Dita e mësimit", shroi ajo në një nga videot.
“Është kaq mirë të mësosh!” shkroi në videon tjetër.
“Të mësosh këto vogëlushe më gëzon shumë. Të jesh me këto vajza më bën të ndihem më e re. Më kujton kohën kur nuk isha e njohur...le të mësojmë të gjithë”.
Na pëlqen shumë teksa shikojmë Britney-n të mësojë gjeneratën e re, dhe kush më mirë se ajo mund ta bëjë? Përpos buzëqeshjes në fytyren e këngëtares, vajzat e vogla bënë një punë të mirë duke ndjekur lëvizjet e saj. Ku mund të aplikojmë edhe ne?