Billboard Music Awards u kthye në emrin më të lakuar të ditëve e fundit por Britney Spears ka qenë ajo e cila ka rrëmbyer vëmëndjen e të gjithëve me performancën e saj në këtë event.
Perfomanca e 34 vjeçares u dallua nga të gjitha të tjerat duke iu rikujtuar edhe njëherë të gjithëve shprehjen e saj të famshme: “It’s Britney Bitch”.
“Toxic” dhe “I’m a slave 4 you” ; kanë qenë performancat e këtyre dy këngëve koreografia provokuese e të cilave i ka lënë të gjithë gojëhapur.
Kujtojmë që princesha e pop-it është vlerësuar me çmimin Millenium në BMA dhe është arstistja e tretë pas Beyonce dhe Whitney Houston që e ka marrë këtë çmim.
Dhe nëse vazhdon me performance të tilla, me siguri Britneyn nuk e tremb asnjë konkurrencë e re.