Këngëtarja e famshme Britney Spears ka emocionuar fansat mbrëmjen e kaluar teksa ka shkruar në Twitter se feston 20 vjetorin e hitit që i dha famë ndërkombëtare “Baby One More Time”. Ky projekt muzikor që ka qëndruar në kreun e chart-it amerikan për rreth 20 javë është lançuar për herë të parë në vitin 1998 dhe është kënga e vetme që ajo e këndon në të gjitha koncertet e saj.
Për herë të parë 36-vjeçarja ka zbuluar se “Baby One More Time” është regjistruar në Suedi ku skuadra e saj menaxheriale e dërgoi për herë të parë jashtë kontinentit për të regjistruar. Pas përfundimit të këtij projekti muzikor Spears regjistroi edhe 6 këngë të tjera brenda një jave për albumin e saj.
“Kanë ndodhur kaq shumë gjëra që nga ajo kohë. Dua të falenderoj fansat e mi që më kanë mbështetur që nga dita e parë. Nuk e përshkruaj dot me fjalë këtë ditë kaq të veçantë për mua kur 20 vite më parë bota dëgjoi muzikën time për herë të parë” ,-shkroi këngëtarja e emocionuar.