Më në fund kemi versionin origjinal të videoklipit të këngës më të re të Britney Spears.
Bashkëpunimi i këngëtares se pop-it me G- Eazy ishte publikuar pak kohë më parë në rrjet në versionin audio por mesa duket pa përmbushur pritshmërinë e fansave. Kënga e titulluar “Make me” me videon zyrtare duket se e ka përmbushur fabulën e saj. Me regji të Rande St. Nicholas në klip shohim një Britney supër në formë dhe provokuese e cila na vërteton se ajo është rikthyer në muzikë më fuqishëm se kurrë. Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar vaj pasi fansat janë ankuar për mungesën e disa skenave për të cilat Britney i kishte paralajëmruar më parë me anë të fotove. Kjo ka shkaktuar që këta të fundit të kërkojnë nga këngëtarja videon origjinale pa ndryshimet e bëra. Thua të dalë ndonjëherë kjo e fundit? Hmm të shohim…