Nëse frika dëshiron “një pjesë” nga Britney Spears, do t’i duhet të provojë shumë më tepër.
Këngëtarja e pop-it, performoi këngën e saj “Piece of me’ në “Planet Holliwood” në Las Vegas të mërkurën. Ky show i saj erdhi vetëm 10 ditë pasi u vranë 58 persona dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën nga të shtënat në festivalin e muzikës country.
Sipas Billboard, fjalët "Vegas Strong" shkëlqenin në ekranet prapa Spears dhe kërcimtarëve të saj. Të gjithë ata mbanin kapele në të cilat ishte shkruar e njëjta frazë dhe që më pas u hodhën tek të pranishmit. Gjithashtu Spears bëri një thirrje të veçantë dhe falenderuese për ata që guxuan dhe rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar personat e gjendur në turmë. “Para se të nis show-n dua t’ju them se ne jemi këtu për ju dhe ju jeni këtu për ne. Ne do ta kalojmë bashkë çdo gjë”, u shpreh këngëtarja përpara turmës.
Ajo u shpreh gjithashtu se terroristët të cilët sipas saj nuk do të jenë në gjendjë të trembin njerëzit. Pas gjithë errësirës, ka gjëra pozitive të cilat vijnë kur artistët dhe njerëzit e tjerë bëhen bashkë dhe shpërndajnë dashuri dhe dhembshuri.