INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Britney Spears nuk mëson nga gabimet, rikthehet te pija? [FOTO]

Britney Spears nuk mëson nga gabimet, rikthehet te pija? [FOTO]

Publikuar më: 20:34 04-10-2016

Britney Spears tashmë është në majë, por a mund ta humbasë ajo këtë pozicion përsëri? U duk sikur Britney i ka lënë pas kohët e saj të këqija, por mesa duket nuk është kështu. Pasi Spears u fotografua në gjendjen e saj më të keqe pas një koncerti në Londër këtë javë, një burim i afërt me yllin e muzikës, tha për RadarOnline.com që ajo ka filluar të pijë përsëri.

Këngëtarja 35 vjeçare u kthye në Britani këtë javë për koncertin e saj të 5-të në Apple Music Festival. Siç fansat e dinë, Britney ka pasur një vit të suksesshëm dhe ajo duket më seksi se asnjëherë më parë...të paktën para koncertit në Londër. Viti 2007 ishte periudha më e errët e jetës së saj, dhe pas disa vitesh esëll, Spears ka filluar të konsumojë disa gota, është shprehur i njëjti burim për RadarOnline.com, duke insistuar se është diçka e përkohshme. “Ndoshta nuk është nevoja për tu shqetësuar për asgjë, sepse ajo ka kontroll të plotë mbi gjendjen në të cilën ndodhet”. Duke gjykuar fotot e saj të fundit, Spears do të thotë “Gëzuar të gjithëve!”

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166