Britney Spears është gati të rilindë.
Me albumin e nëntë i cili është gati në përfundim, ylli 34-vjeçar i Pop-it ka vendosur të tregojë disa detaje nga muzika e saj e re në kopertinën e re dhe të 100-të të V Magazine. Në fakt bëhet fjalë për tre kopertina të realizuara nga fotografi Mario Testino, njëra më hot se tjetra, ku Britney gati nuk njihet. Sipas përfaqësuesve të revistës zgjedhja e Spears si personazhi i këtij numri special, vjen pasi ishte pikërisht Britney ajo që i siguroi famën V Magazine në vitin 1999-të teksa u shfaq për herë të parë në kopertinën e saj. Sa i përket albumit artistja ka treguar se një pjesë e mirë e këngëve janë frymëzuar nga muzika e The Weeknd, ndërkohë që pritet të dalë në treg nga pranvera!