Mund ta akuzojmë për gjithçka këto ditë, përveç se tregohet e turpshme!
Britney Spears i nxehu edhe një herë rrjetet sociale duke postuar një foto të vetes në të brendshme shumë të nxehta. Fotoja e bukuroshes 35 vjeçare u shkrep nga fotografi Denis Truscello dhe u publikua në Instagramin e saj ditën e djeshme. Por Britney vërtetoi se ndihma profesionale e një fotografi nuk i hyn fare në xhep, pasi një selfie e thjeshtë që ajo vetë kishte publikuar një ditë më parë ishte shumë më provokuese dhe tërheqëse. Si? Mjaftoi që të ulte pantallonat e saj, bashkë me mbathjet, pak më shumë se ç’duhet. Kështu dolën në pah tatuazhet e saj në një vend shumë delikat dhe jo vetëm. Vitet kalojnë por ish princesha e muzikës pop mbetet gjithmonë e parezistueshme.