Brooklyn Beckham u shfaq thellësisht i tronditur ndërsa vizitonte vendin e tragjedisë së kullës Grenfell gjatë ditës së sotme.
Djali 18 vjeçar i David Beckham u fotografua duke vështruar homazhet me lule në skenën e tragjedisë në pjesën perëndimore të Londrës. Brooklyn, i cili nuk jeton larg nga kulla që u përfshi nga flakët, së bashku me familjen e tij të famshme, u duk emocionalisht shumë i prekur ndërkohë që shikonte mesazhet e mbështetjes për familjet e viktimave. Numri zyrtar i të vdekurve arrit në 30 gjatë ditës së premte pasi u bë me dije se një nga personat e dërguar në spital humbi jetën.