Përveç trajtimit si një “princeshë” që i bën Chloe Moretz, Brooklyn nuk ka frikë të shprehë atë çka ndjen në zemër, e sidomos kur vjen puna për të rrëfyer dashurinë e tij për aktoren. 17-vjeçari duket se nuk ndalet së treguari se sa shumë e dashuron të dashurën e tij.
“19 vjeçarja Chloe Moretz, është një vajzë me fat! Brooklyn Beckham më në fund ia ka shprehur saktësisht se çfarë ndjen për të.. Tani që Brooklyn i ka rrëfyer dashurinë e tij Chloe, ai nuk mund ta ndalojë së thënuri atë. Nëse do te duhej ta shprehte nga maja e një mali, do ta bënte."Ai është absolutisht i çmendur për Chloe, sidomos pas natës së kaluar në “Konventën Kombëtare të Demokratëve. Ai i tha asaj se ishte shumë krenar për të dhe të shikonte atë të fliste me kaq shumë bindje bëri që ai ta donte më shumë”, u shpreh një burim i afërt me çiftin për hollywoodlife.
Ai madje ka postuar një foto të Chloe në Instagram-in e tij, bashkë me një mesazh të ëmbël.