Siç ndodh rëndom me portretet familjare, në pamje të parë duken si çdo album tjetër i zakonshëm.
Por në një vëzhgim më të afërt, vajza e vogël që vizaton në një fletore ose mamaja pas maskës së Spice Girl nuk janë fotot e zakonshme që bëjnë të gjithë. Këto në fakt janë portrete intime familjare që mbajnë firmën e Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria, i cili aspiron që të bëhet një fotograf profesionist. Dhe si çdo adoleshent në përpjekje për të “çarë vetë në jetë”, rruga e tij nuk mund të mos ishte e mbushur me telashe. E keni parasysh, ato tipiket për adoleshentët ku armiku më i madh janë prindërit e tij të cilët “nuk e kuptojnë”. Brooklyn është futur në telashe për një shkrepje që realizoi në tarracën e një ndërtese, me këmbët mbi bordurë dhe vetëm një hap larg një rënieje që do ishte fatale. Nuk e kemi të vështirë ta imagjinojmë pse David dhe Victoria nuk e kanë marrë aspak mirë këtë foto.