INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brown, në gjyq pasi rrahu barbarisht menaxherin! Ja deklarata e Chris [VIDEO]

Brown, në gjyq pasi rrahu barbarisht menaxherin! Ja deklarata e Chris [VIDEO]

Publikuar më: 09:40 24-06-2016

Problemet ligjore të Chris Brown nuk kanë fund.

Personi të cilin punësoi për të rehabilituar imazhin e tij pasi rrahu barbarisht Rihanna-n duket se, për ironi të fatit, ka pësuar të njëjtin trajtim si artistja e rrymës RnB. Mike G ka hedhur në gjyq Brown me pretendimin se ai e ka rrahur me grushta në fytyrë dhe në qafë në mënyrë të përsëritur pasi ishte nën ndikimin e vazhdueshëm të drogërave. Madje duket se ylli i shumë hiteve ka kërcënuar edhe punonjësit e tjerë se mund të përfundonin si Mike G. Ky i fundit dhe përfaqësuesi i tij ligjor janë përpjekur të gjejnë një marrëveshje në mënyrë private me këngëtarin 27 vjeçar pasi deklarojnë se nuk donin të prishnin imazhin e tij, por nuk ia kanë dalë. Vetë Chris është kundërpërgjigjur duke thënë se të gjitha janë mashtrime dhe e ka pushuar Mike pasi ai i kishte vjedhur para. Deklarata kundërshtuese e Brown ka ardhur nëpërmjet një videoje, ku duket qartësisht se nuk ka hequr dorë nga substancat që ndikojnë në sjelljen e tij. Më e pakta kjo.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326