INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bruksel, përfundon takimi Thaçi-Vuçiç-Mogherini, por pa marrëveshje! Ja për çfarë u bisedua!

Bruksel, përfundon takimi Thaçi-Vuçiç-Mogherini, por pa marrëveshje! Ja për çfarë u bisedua!

Publikuar më: 22:12 08-11-2018

Ka përfunduar takimi në Bruksel mes Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç derisa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, u shpreh Thaçi.

Ai tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti teksa shpreson në arritjen e një marrëveshje finale.

“Janë tema aspak të lehta. Ishte takim i radhës i fazës finale të përmbylljes së këtij procesi jashtëzakonisht të vështirë, por interesi i të dyja vendeve është që të përmbyllet me një marrëveshje që siguron njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që t’i bashkohen atij në këtë proces të dialogut.

“Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat, por mund të them se është sfidë jo e lehtë që të ballafaqohemi me gjithë këtë aparaturë të Serbisë këtu. Do të ishte mirë që i gjithë spektri politik në Kosovë të unifikohet dhe të vijë këtu e të ballafaqohemi. Është momentum, shans historik që të sigurohet njohja e Kosovës nga Serbia”, ka deklaruar Thaçi.

Pas takimit, presidenti serb, Vuçiç, tha se nuk ka dialog me Kosovën përderisa nuk tërhiqet taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës prej 10 për qind ndaj produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ai ka thënë se nuk ka folur për shkëmbim territoresh asnjëherë, mirëpo do të vazhdojë dialogun për të parë se çfarë fiton Serbia nga ky proces.

Article Logic
Execution time: 0.0017509460449219