INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli i kërkon Ramës arrestimin e peshqve të mëdhenj...

Brukseli i kërkon Ramës arrestimin e peshqve të mëdhenj...

Publikuar më: 15:26 08-09-2016

Bashkimi Europian po mban në vëzhgim zbatimin e reformës në drejtësi dhe efektet që do të ketë ajo në luftën kundër korrupsionit.
Zëvendëspresidentja e BE-së, Mogherini dhe Komisionieri për Zgjerimin e BE-së, Hahn në konferencën me kryeminisitrin, Rama që u mbajt pas takimit të VIII të Këshillit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE, në Brukesl ja thanë qartë se duhet të shkojnë në pranga peshqit e mëdhenj.
Federica Mogherini tha: Prioritet është fillimi i reformës në drejtësi. Partitë politike kanë përgjegjësi. Të nisë procedura e vettingut. Ne jemi të gatshëm të mbështesim procesin e zbatimit.
Ndërsa Johanes Hahn: Sa i përket çështjes së korrupsionit, unë mendoj se reforma në drejtësi është shumë vendimtare, është guri i themelit. Nuk bëhet vetëm fjalë për miratimin e saj, por edhe për zbatimin. Prandaj ne presim hapa vendimtare që do të na çojnë progresivisht drejt ngritjes së një trupe hetuese bindëse proaktive. Ne e dimë që policia në rajon ka vepruar pozitivisht, por ka patur probleme në gjyqsor.
Prandaj ne presim jo vetëm hetime, por edhe ngritjen e akuzave dhe dënime. Dhe këtë po presim. Kemi parë gjyqe dhe dënime, por vetëm për peshq te vegjël dhe të mesëm, por do donim që edhe peshq të mëdhenj të dënoheshin. Dhe kjo do të jetë arritja më e rëndësishme në këtë drejtim. Por po e përsëris që ky problem nuk ekziston vetëm në Shqipëri apo edhe në rajon dhe më gjerë. Por sa i përket Shqipërisë duhet të shikojmë sesi tani reforma në drejtësi do të përdoret në praktikë.
Në konferencë dhe vetë kryeministri Rama e quajti vettingun, jetike për zbatimin e reformës.
Rama tani s’po kursen as batutat në Bruksel, kur një gazetare e pyeti për dekriminalizin, ai i tha “Mali u mbars dhe polli një mi”.
Në konferencë u përmend dhe lufta kundër kanabisit...
Mogherini: Çështja e drogës është një problem që jo vetëm Shqipëria duhet ta zgjidhë por unë shohse puna po ecën
Edi Rama u pyet nga gazetarja shqiptare për një raport ndërkombëtar në lidhje me kanabisin në Shqipëri, po sipas Ramës nuk ka raport sekret për kanabisin dhe lufta kundër drogës po ecën në drejtimin e duhur.
“Po punojmë me policinë italiane ka vetëm progres dhe të dhënat tregojnë se përhapja e kultivimit nuk është e re, por një histori e gjatë që çdo vit po ecën drejt fundit,” – tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416