INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli i pakënaqur: Reforma në drejtësi e ngadaltë, kujdes me fqinjët

Brukseli i pakënaqur: Reforma në drejtësi e ngadaltë, kujdes me fqinjët

Publikuar më: 17:23 27-11-2018

Brukseli vijon të jetë i pakënaqur me ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e Vettingut në Shqipëri.

“Administrimi i drejtësisë vijon të jetë i ngadaltë dhe joefektiv ndërsa procesi i vetingut duhet të përshpejtohet”

Kështu shkruhet në portalin zyrtar European Western Balkans ku janë publikuar edhe pikat kyce të takimit të nivelit të lartë i cili zhvillohet në Bruksel dhe ku marrin pjesë raportuesit për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein eurodeputetët Eduard Kukan e David McAllister.

Sipas raportit është shënuar progres i qëndrueshëm nga qeveria shqiptare në përmbushjen e kritereve politike dhe pesë prioritete kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe këto kushte eurodeputetët i kanë bërë thirrje Këshillit të hapë pa vonesë bisedimet e pranimit me shqipërinë". Kjo shihet si mundësi pozitive, pasi duke vepruar kështu do të ofronte stimuj të mëtejshëm për procesin e reformave në vendin tonë.

Raporti gjithashtu bën thirrje për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, duke siguruar pjesëmarrje efektive të publikut gjatë gjithë procesit të vendimmarrjes dhe masa të tjera për përmirësimin e transparencës financiare të reklamave shtetërore në media. Këto dy ditë në Bruksel në parlamentin europian pritet të diskutohen rezolutat mbi Raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor ku në qendër të vëmendjes do të jenë sundimi i ligjeve në këto shtete.

Ndërsa sytë e Brukselit janë drejtuar nga reforma në drejtësi edhe një tjetër cështje duket se është në fokus të Parlamentit Evropian. Fqinjësia e mirë duket se do të jetë një tjetër kusht por vendin tonë, dhe kjo raportohet në portalin zyrtar të Parlamentit Europian.

Ndërkohë pritet që raportuesit të ndalen më tej në bisedimet Beogradë- Prishtinë të tensionuara së fundmi edhe nga cështja e taksave doganore. Takimi i radhës për rezolutat e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të mbahet pas zgjedhjeve të parlamentit europian në qershor të 2019 kur pritet që të hapen bisedimet edhe me Shqipërinë e cila aktualisht ka nisur procesin screening.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656