INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli kritika Ramës: Kujdes me deklaratat nacionaliste, mund të keqinterpretohen

Brukseli kritika Ramës: Kujdes me deklaratat nacionaliste, mund të keqinterpretohen

Publikuar më: 12:38 29-11-2018

Ndonëse në Parlamentin Europian u votua me 459 vota pro raporti i Knut Fleckenstein për Shqipërinë eurodeputetët kishin rezervuar edhe disa kritika direkte për kryeministrin Edi Rama.

Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn teksa komentoi deklarata e kreut të Qeverisë shqiptare mbi cështjen Kosovë Serbi, kërkon kujdes me deklaratat që mund të keqinterpretohen:

“Çdo kush në rajon duhet të përmbahet nga deklarata të cilat janë të padobishme dhe që mund të interpretohen sikundër ndërmerr një anë të caktuar, flas këtu për cështjen Kosovë Serbi.” u shpreh Hahn.

Brukseli po sheh me shqetësim edhe ecurinë e reformës zgjedhore në vend. Teksa palët prej muajsh nuk po ulën në një tryezë, raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein përcakton dhe limite në miratimin e saj nga Kuvendi.

“ Reforma zgjedhore duhet të implementohet duke u bazuar në rekomandimet e OSBE dhe kjo duhet realizuar përpara zgjedhjeve lokale të 2019. Inkurajojmë Shqipërinë të vijojë në rrugën që ka nisur”

Lidhur me të njëjtën çështje komisioneri Hahn vuri theksin tek nevoja për reformën e sistemit të financimit të partive, si dhe përmirësimin e profesionalizmit të organeve të pavarura zgjedhore. Dy çështje të cilat Brukseli kërkon që të adresohen përpara zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Një hapësirë të rëndësishme në draftrezolutë mori edhe reforma në drejtësisë si dhe lufta kundër trafiqeve të lëndëve narkotike.

Duke vlerësuar ecurinë e reformës në drejtësi eurodeputetja austriake Edstadler kërkoi që vendi të vijojë luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike si dhe përshëndeti pjesëmarrjen në bashkëpunimet ndërkombëtare të policisë.

Draft rezoluta e cila u miratua me 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime mbështet rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë draft rezolutat kanë vlerësuar ecurinë e reformave në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke u ndalur tek Kosova eurodeputetët i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme edhe vendimit për taksimin 100% të produkteve serbe që hynë në territorin e Kosovës. Për këtë çështje Brukseli kërkon që Prishtina të dorëhiqet nga vendosja e tarifave me Serbinë, teksa gjithashtu shprehën mbështetjen për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053