Sot Brukseli është alarmuar nga një alarm për bombë në dy stacione hekurudhore dhe nga sulmi me thikë i dy oficerëve të policisë.
Pasi policia mori një telefonatë alarmuese nga një person anonim, u bë menjëherë evakuimi i stacionit, qendrës së sinjalizimit dhe ndërtesës “Portalis dhe u ndalën trenat.
Policia ka nisur hetimin e çështjespër ngjarjen ndërkohë që një zëdhënës i stacionit tha se ata kishin marrë një mesazh kërcënues për bombë, nga një person anonim.
Udhëtarë të tmerruar u detyruan të largohen nga Stacioni Verior i Bukselit, ndërsa policia nisi menjëherë hetimin për ngjarjen. Kjo situatë do të vijojë derisa shërbimet e sigurisë të inspektojnë stacionin, pra së paku një orë”.
Por një tjetër ngjarje, e ndodhur më herët se lajmërimi për bombë, ndodhi në Bruksel. Një aggressor me thikë në duar plagosi dy oficerë policie në Schaerbeek, rajoni fqinj ku terroristët e sulmeve në aeroport dhe metro të 22 marsit ngritën edhe “fabrikën” e tyre të prodhimit të bombave.
Ndërkohë, një pako e dyshimtë është gjetur në stacionin tjetër “Gare du Midi”, duke shkaktuar edhe këtu evakuimin e të gjithë udhëtarëve.