INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli u jep një muaj afat 9 vendeve të BE-së, me ndotje të lartë të ajrit

Brukseli u jep një muaj afat 9 vendeve të BE-së, me ndotje të lartë të ajrit

Publikuar më: 18:37 12-02-2018

Komisioni Europian njoftoi sot se do t’i rikthehej në mesin e muajit mars çështjes së nëntë shteteve të konsideruara si nxënës të këqinj të BE në fushën e ndotjes së ajrit. Madje kërcënon se do ti çojë para drejtësisë evropiane vendet që nuk po respektojnë limitet e emetimeve. Kështu KE, e cila do të sigurohet që shtetet anëtare të respektojnë standartet e BE mbi emetimet e gazrave ndotës, i ka dhënë mundësinë e fundit Gjermanisë, Spanjës, Francës, Hungarisë, Italisë, Republikës Çeke, Rumanisë, Britanisë së Madhe dhe Sllovakisë të cilët kishin afat deri të premten për të dorëzuar informacione shtesë.

Këto nëntë shtete rregullisht i tejkalojnë limitet e emetimeve që synojnë për të mbrojtur shëndetin e europianëve nga grimcat e pluhurit ose dioksidit të azotit apo të dyja. “Të gjithë shtetet anëtare të sipërpërmendura kanë dhënë informacione shtesë, që pritet të vlerësohen nga ana jonë. Ne do t’i rikthehemi kësaj çështjeje në mes të muajit marsit’’, sqaroi një zëdhënëse e Komisionit. Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të Komisionit, këto shtete nuk u janë kthyer normave të lejuara.

Article Logic
Execution time: 0.0030961036682129