INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brukseli vlerëson zgjedhjet në Maqedoni:

Brukseli vlerëson zgjedhjet në Maqedoni: "Liderët të sillen me përgjegjësi"

Publikuar më: 09:50 31-10-2017

“Zgjedhjet lokale në Maqedoni u japin mandat të pastër kryetarëve dhe këshilltarëve të komunave për atë si qytetarët duan të duken autoritetet lokale në komunat e tyre”, vlerësoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE), Maja Kocijançiq në deklaratën me shkrim të publikuar në faqen e internetit të KE-së, transmeton MIA.

Sipas saj, theksi tani duhet të vihet në lëvizjen e agjendës së reformës të drejtuar drejt BE-së përmes një procesi inkluziv, ​​në interes të të gjithë qytetarëve.

“Zgjedhjet u monitoruan nga OSBE/ODIHR i cili në deklaratën e tij fillestare deklaroi se dy raundet ishin konkurruese përmes respektimit të lirive themelore, edhe pse ishin vërejtur dobësi të caktuara” thotë Kocijançiq.
Thekson se të gjithë faktorët e interesuara në shtet duhet të zbatojnë rekomandimet e dhëna nga ana OSBE/ODIHR, me ç’farë do t’i mundësohet institucioneve shtetërore t’i përforcojnë kapacitetet e tyre para ciklit të ardhshëm zgjedhor. Për këtë qëllim, thekson, Bashkimi Evropian është gati të ofrojë mbështetje.

Vërejtjet dhe ankesat nga pjesëmarrësit në zgjedhje, sipas Kocijanqiq, duhet të drejtohen në institucionet relevante përkatëse kombëtare në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe në suaza të afateve ligjore. “Është e rëndësishme që të gjithë liderët të sillen me përgjegjësi në mënyrë që ta rrisin besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe proceset politike”, porositi zëdhënësja e KE-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879