Sot e njohim si moderatore, autore të "Shiko kush luan" dhe këngëtare, por e mbani mend si ishte Luana në fillim të karrierës në televizion? Dikur moderatorja ka qenë edhe imazh i kompanive preztigjoze dhe vlen të theksojmë se ishte një brune seksi, jo bjonde si sot.
Megjithatë për ata që nuk e kishin parë Luanën brune, ajo ka postuar sot disa foto në njërën prej të cilave shfaqet me fustan të zi dhe duket shumë elegante. Moderatorja tregon se në këtë foto ka qenë vetëm 16 vjeç.
Në një foto tjetër, Luana shfaqet duke konsumuar shalqi e thuajse nuk njihet me këtë pamje. Dhe kjo është mëse normale pasi vitet kalojnë dhe të gjithë ndryshojmë, por duhet thënë se moderatorja vazhdon të ruajë të njëjtat linja.