Edhe pse pjesë e programit u bë në muajt e fundit të sezonit të dytë, Aristela arriti të shndërrohet shpejt në një personazh të përfolur dhe të pëlqyer nga publiku.
Konkurrentja kishte një hyrje ndryshe nga të tjerët duke u bërë pjesë e një votimi ku natën e parë nuk arriti të hyjë në program për t’u bërë pjesë më vonë.
Aristela në program erdhi bjonde dhe zbuloi se kishte bërë një ndërhyrje për të rënë në peshë.
Por ndryshe nga sot, vite më parë ajo ishte me shumë kilogram më pak dhe brune.
Fotot që datojnë nga viti 2018 i ka publikuar vetë Aristela.
Kujtojmë se ish-konkurrentja kishte disa takime me djemt brenda dhe megjithëse u ofrua me Princin më shumë, në fund doli single nga programi