Çunat e “Threedots” zbuluan shumë gjëra rreth tyre në emisionin e Luana Vjollcës. Flori, Bruno, Klajdi e Vicky dhanë përgjigje për disa gjëra që me siguri nuk i dinit më parë për to. Një nga këngëtarët e këtij grupi, Bruno, u detyrua të merrte pjesë në lojën ‘Paintball’, ku përballë kishte disa fotografi artistësh dhe ishte i detyruar t’i përgjigjej pyetjeve që i bënë, duke gjuajtur me armë të mbushur me fishekë me ngjyrë drejt emrave përkatëse. Një nga shumë pyetjet e bëra, ishte për një artist që ai kishte dëshirë të bashkëpunonte dhe Bruno drejtoi armën drejt Shkurte Gashit.
Nuk zgjati shumë dhe Shkurte reagoi duke publikuar një pjesë të kësaj puntate në ‘Instagram’ me shkrimin: “Me shumë kënaqësi dhe unë”. Shkurte Gashi ka bërë disa bashkëpunime me Flori Mumajesin, por pas këtij postimi presim dhe një me Brunon.