Ish-konkurrenti i Për’puthen ka sqaruar një herë e mirë arsyet e ndarjes nga Florjana Gjini, me të cilën doli çift nga emisioni i dashurisë.
Në një intervistë të dhënë për “News 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.
Megjithatë ish-konurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë.
“Ka të bëjë edhe fakti që shpesh nëse futesha nëpër komente njerëzit thonin që do ndahen. Kjo më ka bërë çudi në çdo show. Mu më vjen keq të hedh poshtë çdo të mirë që kam kaluar me njerëzit prandaj nuk kam folur. Nuk kam tradhtuar! Por mbaroi për shumë aryse, ndoshta për shkak të famës. Unë jam tip që i vë re shumë detajet, jam i sëmurë. Pashë 2-3 intervista të fundit që ajo dha dhe nuk u ndjeva fare mirë. Në një intervistë të saj më erdhi shumë rëndë, më peshoi shumë. Të folurën për muhabete ‘shtrati’, gjëra që mund të duken ‘old fashion’ por për mua çfarë ndodh në një dhomë me 4 mure ngelet aty. Çfarë ndodh në lidhje me të shkuarën ti zgjedh ta ndash. Pse duhet të bëj si gjynah, “kam qenë në emigrim kam vuajtur”, edhe unë kam qenë në emigrim. Këto detaje nuk më kanë pëlqyer. Kam hedhur një postim ironik me limonin që është më i ëmbël de luleshtyrdhja, dhe hëngra bllok. Më mirë kështu, i parandalon gjërat në këtë pikë, para se të bëhen më keq më vonë. Zgjati diku te dy muaj e pak”- tha Bruno.
Ndarja e tij me Anën dhe deklratat që e pasuan kanë bërë jo pak bujë në media. Ditën e djeshme Bruno foli përsëri për Anën gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram.
Ai zbuloi detaje të reja me përgjigjet e tij, të cilat lidhen gjithashtu me disa deklarata të dhënë nga Ana nëpër intervistat e saj të mëparshme.
"Unë nuk jam ndarë me asnjë luftë, madje jam larguar në silent fare. Unë kam thënë që në intervista duhet të kemi kujdes si shprehemi se vëmendja e fama është shumë problem nqs sdi ta menaxhosh. S’më kanë pëlqyer muhabetet e shtratit, muhabetet e pëlqimit për veriun se ashtu duket mashkulli perfekt ndërkohe un jam kokrra jugorit e ndihem shumë zjarr. Përshendesim @noizy se ngjajm në paraqitje me kan thëne”- shkruan Bruno në përgjigjen e publikuar në Instastory.