INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Brusko” shija e re që ka gjasa t’i dehë shqiptarët

“Brusko” shija e re që ka gjasa t’i dehë shqiptarët

Publikuar më: 16:50 05-10-2017

Fakti që një telenovelë greke vjen në një televizion shqiptar, si për të sfiduar telenovelat turke, të cilat e kanë krijuar tashmë shtratin e vet të sigurtë, do të mjaftonte për të hapur debat e për ta kthyer “Brusko”-n, deri diku në çështjen e këtyre ditëve.

Kudo ku u postua lajmi, nëpër portale apo dhe rrjetet sociale, komentet e debatet vërshuan nga nga të gjitha anët. Fanatikët e thekur të telenovelave turke sigurisht që mbrojtën atë çfarë kanë simpatizuar deri më tani, duke u ndeshur me një rezistencë të të shumtëve që e mirëpritën ardhjen e një fryme ndryshe.

E pikërisht tek kjo fryma ndryshe ja vlen në fakt të ndalosh pak.

Ka mjaftuar seria e pare, për të kuptuar se “Brusko” bashkë me shijen ndjellëse të verës po sjell dhe shumë detaje të tjera fine. Bashmë me dramën e dashurisë, gati fatale mes dy të rinjve, (Melinës dhe Akilit ) që njihen krejt rastësisht në Athinë, vetëm një natë para martesës së secilit prej tyre, vjen dhe tradita fanatike e Kretës dhe përpjekja për modernizim e Qipros. Bashkë me pengun e një tradhtie vjen dhe atmosferat e dasmave karakteristike, me muzikën që s’të lë dot indiferent. Dhe nuk është vetëm ajo e vjetra por dhe modernia. “Vivo per lei”, kënduar në greqisht, që shoqëron udhëtimin e Melinës në varkë është një moment që veçse të emocionon…

Dhe momente e detaje të bukura si këto përsëriten dhe tek udhëtimet mes Kretës dhe Qipros, në shtëpitë, vreshtat e lokalet…

A ka dhe momente të shëmtuara!? Sigurisht që po. Intrigat, hakmarrjet që shkojnë deri dhe në gjakmarrje, janë aty, të gjitha në një vorbull që s’dihet se ku do t’i hedhë personazhet. “Brusko”, s’mund të quhej telenovelë pa këto.

Greke apo turke, strukturën telenovelat e kanë njësoj. Ndryshon fryma dhe realiteti që sjellin. E meqë me turket tregu u mësua, le të provohet edhe kjo shije e re. Gjasat duket se do të pëlqehet e se shumë shpejt Melina e Akili, do të bëhen personazhet e rradhës, fati i të cilëve do t’i shqetësojë jo pak shqiptarët. Gjasat duken se “Brusko” do të bëhet i preferuar i shqiptarëve, si telenovelë por edhe si verë që të deh me lezet./bordo.al/

Article Logic
Execution time: 0.0044190883636475