Telenovela “Brusko” e cila nis sot në orën 20:00 në IN Tv ka marrë vëmendjen në rrjetet sociale edhe të disa personazheve të ekranit. Bes Kallaku, Irma Libohova, Olti Curri, Arjon Muça, Zefina Hasani, prezantuesit e IN Fatma Methasani dhe Ermal Peçi etj, kanë ngacmuar ndjekësit e tyre me postime të dedikuara telenovelës.
Bes Kallaku shkruan “Sonte ora 20:00 ne IN TV, telenovela me e re, shikoje nje here se nuk i dihet, per vete e ke” ndërsa po në tone humori shkruan edhe Olti Çurri “Aaaaaaa dmth s'do merremi vetem me Muharremin dhe Jalldezin, tani fillon intriga edhe mes Dhimitraqit dhe Elpiniqit...Shikoni dhe besoni çdo dite ora 20.00 ne INTv”. Shumë komentues kanë vijuar batutat, duke konfirmuar që do të ndjekin telenovelën.
Për Zefina Hasanin “Brusko” është zgjidhja e dimrit teksa shkruan “Duhej një telenovelë e mirë për këto netë dimri që po vijnë”. Nga ana tjetër Ermal Peçi shkruan “Kur rrëmbehesh që nga seria e parë imagjinoni çfarë do të ndodh me të tjerat në vijim, ndaj... çdo mbrëmje ora 20:00 mos humbisni "Brusko"./intv.al/