Telenovela “Brusko” që ka nisur të shfaqet këtë sezon të ri në INTv ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.
Madje edhe shumë prej vipave shqiptarë e kanë vlerësuar si ndër më të mirat. Njëra prej tyre është Anxhela Peristeri e cila siç dihet, ka jetuar prej vitesh në Greqi dhe “Brusko” për të është një emër mjaft i njohur. “ Brusko!!Super telenovelë. E kam parë dhe më ka pëlqyer pafund”, shkruan këngëtarja në një postim kushtuar vetëm “Bruskos”.
Por kjo e fundit ka tërhequr vëmëndjen edhe të një tjetri personazhi vip. Çiljeta Xhilaga po ashtu ka dy fjalë për “Bruskon”. Teksa poston një pjesë nga kjo telenovelë në Instagramin e saj, ajo shkruan:
Këta grekët janë fiks si ne në dasma e festat që bëjnë për qejf. Unë e shijoj shumë muzikën e tyre dhe më vjen mirë që paska ardhur në INTv një telenovelë greke”.
"Brusko" shfaqet në ekranin e INTv nga e hëna në të premte, ora 20.00 /intv.al/