Tashethemet mbi vazhdimsinë e karrierës së Buffon nisën që pas largimit të tij nga Juvenus,por tani më duket se gjithçka është vendosur.Ai e ka pranuar marrëveshjen që i është propozuar nga kampionët e Francës, e do të jetë pjesë e PSG për 2 vitet e ardhshme.
8 milionë euro në sezon do të jetë edhe paga e një prej portierëve më të mirë në historinë e futbollit. Por firma mungon ende, kjo jo për mungesë të dëshirës së lojtarit apo drejtuesve të PSG.
Gjithçka mund të prishet nga masa disiplinore që UEFA mund të marrë ndaj Buffon pas atij gjesti antisportiv në ndeshjen kundër Real Madrid, pas akordimit të penalltisë që solli kualifikimin e madrilenëve.
Masë e cila mund të ndikojë shumë në vendimin e PSG, pasi UEFA mund t’i japë edhe një ndëshkim shembullur ndaj Buffon, duke e penalizuar për shumë ndeshje, apo duke e skualifikuar nga pjesëmarrja në Champions League për sezonin e ardhshëm. E nëse këto të fundit do të ndodhnin, padyshim që do ndikonin shumë në vendimmarrje e PSG.
Në ditët e ardhshme pritet të merret edhe vendimi që do të përcaktojë nëse kjo “martesë” do të ndodhë apo jo.