INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Nishani del kundër Berishës, s’do të ishte pozitive që qytetarët të pajiseshin me armë.

Bujar Nishani del kundër Berishës, s’do të ishte pozitive që qytetarët të pajiseshin me armë.

Publikuar më: 20:55 21-04-2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News. Gjatë intervistës së tij, Nishani, u shpreh kundër propozimit të Sali Berishës për miratimin e një ligji për pajisjen e qytetarëve me armë. Ai tha se ky ligj për armatosjen e qytetarëve është krejtësisht i papërshtatshëm.

Nishani: "Normalisht si takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive. Rasti është paksa i veçantë, duke pasur parasysh kontekstin e debatit, e çështjes, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një prej grupeve më serioze të Emiliano Shullazit, për ta thënë që në fillim, të mos harrojmë kurajën politike dhe qytetare të Berishës, për të denoncuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, çka se kemi parë nga politikanë të tjerë, të veprimtarisë kriminale të këtij grupi. Kjo është njëra anë.

Çështja e të drejtës për të armatosur qytetarët shqiptarë, unë se pranoj. Është një propozim jo i duhur. Çdo deputet, apo grup deputetësh, mund të ndërmarrin iniciativa ligjore, që të propozojnë se qytetarët mund të marrin armë dhe të mbrojnë pronën. Mendoj se nuk është një thirrje e duhur.

Mundësia që tu jepet qytetarëve, nëpërmjet një legjislacioni të caktuar, për tu mbrojtur, ka një situatë shqetësuese të krimit të organizuar në Shqipëri, unë e shoh që s’do të ishte pozitive që qytetarët të pajiseshin me armë."

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871