INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Nishani ngushëllon britanikët

Bujar Nishani ngushëllon britanikët

Publikuar më: 08:41 23-05-2017

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Mançester.
Ai shpreh idhërim të thellë mbi viktimat e pafajshme dhe të plagosurit e shumtë të akteve të mbrëmshme terroriste. Presidenti Nishani ngushëllon me sinqeritet familjarëve e të dashurve të viktimave dhe autoriteteve britanike, ndërsa të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.
Në njoftim thuhet se në solidaritet të plotë me qytetarët dhe autoritetet britanike, Presidenti Nishani i  dënon me forcë këto akte mizore dhe nxitësit e tyre, duke theksuar se terrorizmi nuk do të arrijë t’i mposhtë e gjunjëzojë vendet e shoqëritë e lira.

Article Logic
Execution time: 0.0032169818878174