Së shpejti pritet një bashkëpunim mes Luana Vjollcës dhe këngëtari të mirënjohur të këngëve popullore Bujar Qamilit.
I ftuar në "Thumb", Bujari zbuloi se ai dhe Luana do bëjnë remix të këngëve të tij dhe këngëve të saj.
"kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana dhe familja e saj. Më sugjeroi diçka që rrallë e kam dëgjuar. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia me këngët e saj që unë besoj do dalë një gjë interesante. Kam besim tek ajo sepse gjithë organizimin, klipin, miksimin do e bëj Luana", tregoi Bujari.
Mirëpo këngëtari u shpreh i shqetësuar për punën e videoklipit.
"Ajo që më shqetëson është videoklipi, unë kam për të dalë me kostum ndërsa Luana do vishet bukur kurse unë i shkreti me kollare", tha Bujari.