Bujar Qamili ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera ka folur për një duet të mundshëm mes tij dhe këngëtares së njohur Bleona Qeretit.
I pyetur nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë bashkëpunim, këngëtari u shpreh se kënga e rradhës vjen me Bleona Qeretin dhe do jetë bombë. Me të dëgjuar emrin e Bleonës publiku shpërtheu në brohoritje. Moderatori e pyeti se si ja mbushi mendjen Bleonës, Bujari u përgjigj me humor: “Mu ma dha fill me të parin”. “E kam shumë shoqe e dua fort”, shtoi këngëtari.
E tashmë ka ardhur edhe reagimi i Bleonës e cila postoi një fotografi bashkë me Bujarin mbi të cilën shkroi: ‘O super yll, ku të duash, kur të duash dhe çfarë të duash” dhe shtoi disa emoji zemra.
Do të jetë bashkëpunimi i tyre po aq i suksesshëm sa ai i Bujar Qamilit me Luanën?