INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Qamili tregon për herë të parë për darkën e shtrenjtë nga Luana dhe xhelozitë e gruas së tij [VIDEO]

Bujar Qamili tregon për herë të parë për darkën e shtrenjtë nga Luana dhe xhelozitë e gruas së tij [VIDEO]

Publikuar më: 10:52 20-07-2019

Luana Vjollca dhe Bujar Qamili janë ndër këngëtarët më të preferuar për të gjithë publikun shqiptar dhe jashtë saj.

Ripërpunimi i hitit “Mi dhe flakë mallit” nga Bujar Qamili dhe Luana Vjollca u prit shumë mirë nga publiku.

Interpretuesi i kësaj këngë, këngëtari i mirënjohur, Bujar Qamili ishte i ftuar në emisionin “21 gradë”, ku tregoi se si lindi bashkëpunimi mes tyre.

Bujari është shprehur se ideja ishte e Luanës, madje ai tha se ajo e kishte ftuar në një darkë të shtrenjtë kur i kishte propozuar për këtë projekt.

“Unë jam shumë marakli i peshkut dhe ha peshkun shumë, mirëpo thash hajt se po porosis ndonjë levrek apo kocë,. Jo tha Luana, porosinë do ta bëj unë tha do të hash një peshk që ndoshta ti se ke provu asnjëherë… ai ishte peshk dhe bënte gati 70 euro pjata”- ka treguar Bujar Qamili duke shtuar se i kishte pëlqyer tepër shumë.

Këngëtari ka folur jo vetëm për videoklipin e këngës por dhe për “sherrin” që kishte pasur me gruan pas skenave në klip.

Bujari tha se spoti ishte realizuar në Prishtinë.

“Filloi Luana me ato lëvizjet e veta fantastike herë knej herë anej”- është shprehur këngëtari duke qeshur se gruaja e tij kishte xhelozuar kur kishte parë se si Luana i afrohej atij në klip.

“Ç’ka është kjo mor”- më tha gruaja, ndërsa unë i thashë:

“Verë moj grua verë është”- është shprehur ai duke qeshur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615