INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujar Spahiu, kreu i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Bujar Spahiu, kreu i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Publikuar më: 14:51 02-03-2019

Bujar Spahiu është zgjedhur për të mbajtur postin e kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, i cili do të pasojë në këtë detyrë Skender Bruçajn, që tërhoq nga gara një ditë më parë. Ai fitoi përballë dy kandidatëve të tjera, duke siguruar 59 vota. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mori 26 vota ndërsa Myftiu i Lushnjës, Gramoz Blliku mori vetëm 2 vota.

Pas shpalljes së rezultatit, Spahiu ka mbajtur një fjalë. “Unë siguroj shtetin shqiptar nëpërmjet jush se, do të shërbej në këtë detyrë me përkushtimin e një njëriu të bindur ndaj Zotit dhe do të bëj përpjekjet e mia maksimale të jem një shqiptar i mirë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nën lidershipin tim do ruajë traditën e paraardhësve të mi të nderuar. Do të jetë puna ime parësore ruajtja dhe forcimi i harmonisë e dialogut ndërfetar në Shqipëri”, tha Spahiu, i cili deri më tani ka mbajtur postin e nënkryetarit të KMSH-së.
Spahiu është kryetari i 10 i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668