INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bujaria ka humbur si vlerë në Shqipëri! Ndër të fundit në Europë

Bujaria ka humbur si vlerë në Shqipëri! Ndër të fundit në Europë

Publikuar më: 10:51 01-02-2019

Indeksi global i të dhënit nxjerr një antivlerë të shqiptarëve që me sa duket e paskemi humbur ndër vite. Rezultojmë ndër më kursimtarët në Europë. Nga 140 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria në 2018 renditet e 108 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur plot 13 shkallë nga i njëjti studim që u bë në 2017. Më mirë në rajon paraqitet Kosova që është në vendin e 66-a dhe ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 90-ta, Mali i Zi i 116-ti, Serbia e 129-i dhe Maqedonia e 130-i.

Vetëm 26 % e shqiptarëve janë bujarë.
Indeksi rendit 140 shtete në tre kategori: të ndihmuarit e të huajve, dhurimi i parave dhe koha e punës vullnetare.
Sipas specifikimeve, 42 % e shqiptarëve nuk hezitojnë që të ndihmojnë një të huaj kur i kërkon ndihmë, duke u renditur të 108-tët në botë. Nga ana tjetër, 28% e shqiptarëve kanë dhuruar para vitin e shkuar, duke u renditur kështu të 64-tët në botë. Ndërsa sa i përket dhurimit të kohës për vullnetarizëm, vetëm 7% e shqiptarëve kanë dhuruar kohën e tyre për bamirësi ose ndonjë kauzë të ngjashme, duke u konsideruar kështu në 10-tëshen e fundit në botë për këtë indikatorë, përkatësisht të 134-ët.
Vendi më bujar në botë është Indonezia, më pas vjen Australia, Zelanda e Re, SHBA dhe Irlanda.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607