INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bujqësia përpara shëndetësisë. Ja çfarë duan nga qeveria shqiptarët [VIDEO]

Publikuar më: 14:32 07-07-2017

Kush e kryeson listën e çështjeve që duhet të marrë zgjidhje gjatë 4 viteve të ardhshme nga qeveria Rama 2? Qytetarët kanë dhënë përgjigjen e tyre në postimin me titull: Çfarë duhet të përmirësojmë? Ndërsa sot Kryeministri Rama ka publikuar listën me 10 çështjet kryesore, ku shqiptarët kërkojnë ti jepet zgjidhje gjatë mandatit të dytë qeverisës. Drejtësi, administratë të pavarur si dhe arsim të niveleve të standardeve evropiane këto janë 3 çështjet që kryesojnë listën.
Tabelë
10 ÇËSHTJET KRYESUESE TË SUGJERUARA
1. DREJTËSI
2. ADMINISTRATË
3. ARSIM
4. BUJQËSI
5. SHËNDETËSI
6. PUNËSIM
7. RILINDJE URBANE
8. SHTET
9. EKONOMI
10. TURIZËM
Nëpërmjet një postimi në facebook , Rama bën publike të dhënat e Grupit të Punës për mekanizmat e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.
Edi Rama:
“DREJTËSI-ADMINISTRATË-ARSIM janë 3 çështjet më të përmendura duke shënuar edhe diferencë të konsiderueshme me të tjerat. Të përmendura mbi 4900 herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim”.
Lista e prioriteteve kryesohet nga drejtësia, plaga e Shqipërisë që prej shembjes së regjimit komunist. Edhe pse parlamenti ka shënuar hapa pozitiv në zbatimin e reformës në drejtësi pas marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, qytetarët kanë këto argumenta mbi rëndësinë e zbatimit të kësaj reforme.
Edi Rama:
“1105 komentues inkurajojnë dhe kërkojnë të ecet shpejt me reformën në drejtësi si një premisë kyçe që shtron rrugën për zgjidhjen e shumë çështjeve të tjera, që nga lufta kundër korrupsionit tek rritja e investimeve të huaja; zgjidhja e problemeve me pronat; lufta ndaj pabarazisë apo kundër abuzimeve të çdo niveli”.
Ndërsa janë rreth 10 mijë qytetarë që i janë përgjigjur ftesës së kryeministrit. Pro ajo që bie në sy gjatë vëzhgimit të listës së prioriteteve apo çështjeve që duhet të marrë zgjidhje sipas qytetarëve është renditja si prioritet zhvillimin e bujqësisë përpara sistemit shëndetësore në vend. Cilësia produkteve bujqësore dhe zhvillimi i sektorit të bujqësisë ka marrë më shumë vëmendje nga qytetarët se sa gjendja në sistemin e shëndetësor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764