Për të gjithë ju që nuk e dini Paul Marciano është drejtori ekzekutiv i njërës prej firmave më të mëdha të modës në botë "Guess".
Me këtë firmë së fundmi kanë bashkëpunuar dy modele shumë të njohura shqiptare Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella. E para ishte pjesë e pasarelës së organizuar, ndërsa e dyta ka qenë pjesë e një fotosesioni për veshjet e kësaj marke.
Mirëpo, asnjërës prej të dyja vajzave nuk i ka komentuar në profilin e tyre drejtori i Guess, ndërsa Rike Roçit po.
Ish banorja e "Big Brother" kishte publikuar një foto pa filtra dhe pa make up në ditën e sotme, ku shkruante një mesazh të fortë për vajzat që kërkojnë pefeksion në Instagram dhe bënte apel që të dashuronin bukurinë e tyre natyrale.
Dhe qershia mbi tortë ishte komenti i Paul Marcianos: "Bukuri natyrale", që vërtetoi fjalët e Rikes.