INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bukuria nëpërmjet syve të Algoritmit, zgjedh selfiet më tërheqëse nga 6000 përsona [FOTO]

Bukuria nëpërmjet syve të Algoritmit, zgjedh selfiet më tërheqëse nga 6000 përsona [FOTO]

Publikuar më: 13:41 31-08-2016

Një firmë iu kërkoi njerëzve që të shkarkonin aplikacionin ku të hidhnin selfiet e tyre më të mira për garën. Rregulli rreptë  ishte që ata nuk duhet të vendosnin asnjë lloj make up-i në fytyrë, as syze apo të linin mjekër.

U zgjodhën 5 robotë që të gjykonin parametrat e 6000 personave. Personat fitues do të zgjidheshin nga çdo grupmoshë. 

Qëllimi i këtij konkursi ishte për të gjetur mënyra të reja për të monitoruar shëndetin e njerëzve. 

Ata thonë se bukuria është në sytë e atij që është vëzhgyes, e fiton vetëdijen e gjërave përmes shqisave, por në këtë rast shikuesit janë robotët.

Konkursi  Beauty.AI  ka përdorur pesë algoritme për të vlerësuar freskinë , simetrinë e lëkurës si dhe parametra të tjerë dhe më pas ti krahasojë ato me modele  të gjendura në database.

Tani këto sisteme kanë shpallur fituesit nga më shumë se 6,000 përdorues  në të gjithë botën të cilët dorëzuan fotot e tyre  dhe mosha e tyre varion nga 18 deri në 69 vjeç. Dhe me 5 korrik ekipi mbylli aplikimet për gjyqtarët robotë nga të cilët u zgjodhën 5.

RYNKL veçoi njerëzit me freski fytyre pavarësisht moshës së tyre. Përveç kësaj, kjo teknologji është përdorur për të ndjekur rrudhat e njerëzve me kalimin e kohës, në mënyrë që të shihet nëse trajtimet për kthimin e shenjave të plakjes, po funksionojnë.

Çdo parametër vendosej përpara 5 robotëve të quajtur Madis duke e krahasuar çdo selfie me modele brenda moshës dhe grupeve etnike të tyre të cilat  kanë qenë ruajtur në një bazë të dhënash.

Kjo ka mundësuar ekipin e biogerontologists  dhe të dhënave të shkencëtarëvetë cilët besojnë se makinat e së ardhmes së afërt do të jenë në gjendje që të marrin informata me rëndësi jetike mjekësore në lidhje me shëndetin e njerëzve, vetëm nëpërmjet përpunimit të fotografive të tyre.

Qëllimi i këtij konkursi bukurie futuristik nuk ishte vetëm për të “kurorëzuar” njerëzit më të bukur në botë , por të kuptojë shëndetin e njerëzve në mënyra të reja.

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434