Edhe pse lidhja e tyre ne fillim i çuditi të gjithë, ata ishin më se të vendosur për ta çuar atë përpara.
Dhe kështu bënë deri në momentin që bukuroshja bionde Kristela Gjoka dhe reperi kosovar Noga, vendosën ti japin fund kësaj marrëdhënieje përfundimisht. Pas shumë fjalëve që qarkullonin së fundmi për një ndarje mes tyre, duket se këtë herë ajo është përfundimtare.
Fakti që ata të dy i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë bashkë, e përforcon edhe më shumë vërtetësinë e lajmit për ndarjen. Por ndërkohë që Kristela vazhdon jetën e saj prej beqareje, Noga duket se nuk ka humbur kohë për ta zëvëndësuar ish gruan e tij me një vajzë tjetër bionde e cila nuk dihet ende se cila është. Por figura e ëngjëllit dhe trëndafili të vënë krah fotos, të lënë ta kuptosh qartë përshkrimin e Nogës.