Lidhja e saj me këngëtarin u sulmua shumë që në fillimet e tyre.
Supozohej se ai nuk ishte në lartësinë e Kristelës, duke e quajtur edhe një çilimi përpara saj.
Megjithatë dashuria e tyre duket se i triumfoi çdo komenti negativ apo kundërshtimi për marrëdhënien e tyre. Bukuroshja bionde, Kristela Gjoka i ka thënë “po” këngëtarit me të cilin kishte një marrëdhënie disa vjeçare. Në ceremoni kanë qenë të ftuar figura publike, si të jetës artistike dhe asaj politike .E veshur me të bardha Kristela dukej më e bukur se kurrë dhe urojmë që e tillë të jetë edhe jeta e tyre martesore.