40 kandidate nga e gjithë bota parakaluan në skenën madhështore të Miss Globe 2016 mbrëmjen e 25 nëntorit, dhe kurora e lakmuar shkoi për Miss India, Dempile Chetan Patel. Bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër perëndeshë e bukurisë botërore. Miss India. Në vendin e dytë u pozicionua Miss Kolumbia, dhe vendi i tretë shkoi për Miss Shqipërinë.
Momenti i uljes në fronin e “Miss Globe 2016” në Tiranë ishte emocionues dhe u shoqërua me duartrokitje të shumta. Nata e gjatë televizive nuk u mjaftua vetëm me spektaklin e parakalimit nga vetë bukuroshet, pasi pjesë e saj u bënë dhe performancat e tyre artistike. Nuk mund të mungonin të ftuarit specialë, si Corona, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Redon Makashi, Evis Mula, Manjola Nallbani, Vesa Luma & Big Basta, Kastriot Tusha, Ramona Tullumani, Renis Gjoka, grupi “Classic Boys”.