INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bulevardi i Ri, Veliaj: Nuk keni parë gjë akoma, na duhet më pak histeri dhe më shumë…

Bulevardi i Ri, Veliaj: Nuk keni parë gjë akoma, na duhet më pak histeri dhe më shumë…

Publikuar më: 11:00 06-05-2018

Këtë të dielë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj prezantoi projektin për rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku pritet të hapet edhe segmenti i dytë në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Veliaj ftoi të gjitha forcat politike të bëhen bashkë në projekte të rëndësishme që e përmirësojnë jetën e qytetit, duke theksuar se Tirana ka nevojë për histori, jo histeri.

Veliaj theksoi se në këtë zonë janë bërë shumë transformime, siç është edhe lumi i Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës teksa tha se tashmë shumë njësi do të shpëtojnë nga përmbytjet, vuri në dukje se Bashkia e Tiranës si dhe 4 ambasada kanë në plan të zhvendosen në Bulevardin e Ri.

“Lajmi më i mirë është për njësinë 4.8.9 që e prisnin shiun me dorë ne zëmër, pasi përmbyteshin. Ky është një problem si ‘përrallë nga e kaluara’. Nuk duhet të shqetësohemi më për lumin e Tiranës. Ai nuk është më vetëm një projekt rehabilitimi, por aty kemi mbjell pemë, e kemi hapur shtegje. Por ju them se nuk keni parë më akoma se si do të transportohet lumi i Tiranës. Për çfarë i bëjmë ne qytetet? Për makinat apo qytetarët?! Bulevardi është projektuar më shumë për qytetarët dhe një korsi për autobusët. Tirana rritet çdo ditë. Më në fund kemi një valvul shkarkimi. Ka rreth 4 ambasada që mendojnë të transferohen në këtë lagje. Në fund të verës do të hapim rrugën ‘Siri Kodra’. Bashkia e Tiranës do të zhvendoset në Bulevardin e Ri, duke dhënë vet shembullin për të lehtësuar sadopak. Për këtë projekt, siç është Teatri, apo liqeni i Farkës, apo i Prushit, na duhet më pak histeri dhe më shumë histori. Dhe mos të mësojmë më lemza 4-vjeçare si ajo e 2011-ës”, tha ndër të tjera Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711