INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bulizmi ndryshon strukturën e trurit të adoleshentëve

Bulizmi ndryshon strukturën e trurit të adoleshentëve

Publikuar më: 13:06 07-01-2019

Truri i adoleshentëve që ngacmohen rregullisht nga shokët e tyre pëson ndryshime fizike strukturore. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri sipas të cilit ngacmimi mund të shkaktojë ndryshime fizike në tru dhe të rrisë shanset për sëmundje mendore. Vitet e fundit, cyberbullying, ngacmim i kryer nëpërmjet telefonave celularë, medias sociale, ose në internet në përgjithësi është bërë një problem. Këto pajisje i lejojnë adoleshentët që të vazhdojnë ngacmimet e tyre në mënyrë anonime dhe në çdo orë të ditës. Studimi kryer nga Kolegjit Mbretëror në Londër analizoi pyetësorët dhe skanimet e trurit të më shumë se 600 të rinjve nga vende të ndryshme në Evropë. Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i zhvillimit të trurit dhe shëndetit mendor të të rriturve të rinj përmes pyetësorëve dhe skanimeve të trurit me rezolucion të lartë, të marra kur pjesëmarrësit ishin 14 dhe 19 vjeç. Shkencëtarët zbuluan se më shumë se 30 pjesëmarrës kishin përjetuar ngacmime kronike. Pastaj, ata i krahasuan të dhënat me ato të të rinjve që nuk kishin qenë viktima të ngacmimeve. Analiza tregoi se ngacmimi i rëndë ishte i lidhur me ndryshimet në vëllimin e trurit dhe nivelet e ankthit në moshën 19 vjeçare. Studimi konfirmon rezultatet e kërkimeve të mëparshme që lidhën ngacmimin me çështjet e shëndetit mendor por zbuloi gjithashtu diçka të re. Bulizimi mund të zvogëlojë vëllimin e pjesëve të trurit të quajtur caudate dhe putamen. Caudate luan një rol vendimtar në atë se si mëson truri në mënyrë specifike se si përpunon kujtimet. Kjo pjesë e trurit përdor informacion nga përvojat e kaluara për të ndikuar në veprimet dhe vendimet e ardhshme. Putamen rregullon lëvizjet dhe ndikon në të mësuarit. Autorët e studimit thonë se duhen bërë më shumë përpjekje për të luftuar ngacmimin në të ardhmen, pasi ngacmimi po bëhet një problem global që mund të çojë në ndryshime fizike në tru, ankth të përhapur dhe kosto të larta për shoqërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611