INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bulqizë, makina në flakë. Çfarë e shkaktoi?

Bulqizë, makina në flakë. Çfarë e shkaktoi?

Publikuar më: 12:12 09-09-2017

Nuk është zbuluar akoma me saktësi se çfarë e shkaktoi zjarrin në makinën e djegur në aksin nacional Bulqizë-Klos, në vendin e quajtur Qafa e Buallit.

I lënduar nga kjo ngjarje ka përfunduar drejtuesi i mjetit Shkëlqim Çela, i cili është dërguar në spitalin e Bulqizës në gjendje shumë të rëndë shëndetësorë. Ai u gjet disa metra larg nga makina ndonëse kishte tentuar të fikte zjarrin por në tentativë për ta shuar, ishte djegur pothuajse 70%.

Në pamundësi për të marrë mjekimet e duhura në spitalin e Bulqizës, i lënduari është sjellë në Tiranë për shërbim më të specializuar.

Article Logic
Execution time: 0.0045621395111084