INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bulqizë/ U gjet i pajetë në hotel, zbulohet shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit nga Fieri

Bulqizë/ U gjet i pajetë në hotel, zbulohet shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit nga Fieri

Publikuar më: 21:31 25-01-2019

Një 32-vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel në Bulqizë. Ndërkohë, bëhet me dije se viktima është Enri Brahaj nga Fieri, i cili punonte në Rrugën e Arbrit.

Ndonëse fillimisht policia tha në njoftimin zyrtar se vdekja dyshohet për shkaqe natyrale, burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit që ka pasur në dhomën e hotelit ku po qëndronte viktima. Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes si dhe pritet të marrë në pyetje pronarin e hotelit.

“Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhej në njoftimin e policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551